Pas thirrjes së Robert Aliajt, përfundon quizi dhe gjendet detaji tjetër patriotik te kënga e Galës

schedule09:28 - 18 Shtator, 2020

schedule 09:28 - 18 Shtator, 2020

Katër ditë më parë, artisti Robert Aliaj ka ftuar të gjithë shqiptarët të gjejnë detajin shqiptar në këngën e parë të së bijës “Contagious”.

Në një lidhje për ABC e Mëngjesit, ai tha se personi që e gjen do të fitojë një bluzë të firmosur nga vetë Gala, e cila u shpall fituese e The Voice Kids” në Belgjikë.

LEXO EDHE: Jo vetëm unaza me shqiponjë, Robert Aliaj fton shqiptarët: Gjeni detajin tjetër patriotik të Galës dhe fitoni

Mirëpo, mëngjesin e sotëm në studion e ABC News, gazetarja Bora Shahini ka zbuluar se quizi ka përfunduar dhe fituese është mami i një vajze 9-vjeçare, Leora.

“Në refrenin e këngës dëgjohet të thuhet në tre gjuhë të ndryshme ‘Tell me, dimmi dhe më thuaj’.

Këtë e ka gjetuar mami i një vajze 9-vjeçare Leorës, e cila ka thënë se nuk duan asgjë nga Gala, thjesht ajo t’i thotë emrin dhe ne t’ia trasmetojmë. Ndërsa Roberti, më tha se kur të vijë Gala në Shqipëri, do ia jap vetë bluzen”, u shpreh Bora.

Kujtojmë që detaji i parë, që Gala bëri krenarë të gjithë shqiptarët ishte një unazë me shqiponjë, që e vendosi teksa performonte në natën finale. l.k/abcnews.al