Kryetari i PD-së, Lulzim Basha u shpreh sonte se Edi Rama u kthye te propozimi i tij para 10 viteve me deklaratën që bëri dje në Athinë, se çështja e detit me Greqinë mund të zgjidhet nga një gjykatë ndërkombëtare.
“Qëndrimi ynë është i njohur prej 10 vitesh edhe në qoftë se do të ishte ndjekur sot kjo cështje nuk do të ekzistonte. E para punës do të respektohet vendimi i gjykatës kushtetuese.
Kjo është e panegociueshme dhe e dyta është propozimi ynë prej fillimit duke qenë se cështja u mbars si retorikë politike brenda Shqipërisë edhe brenda Greqisë, drejtimi te gjykata ndërkombëtare e Hagës apo tek një pale tjetër, të një gjykatë tjetër. Edhe gjykata ndërkombëtare e Hagës e bën këtë.
Rama ca thotë në mëngjes nuk thotë në darkë, fillimisht tha është e drejtë e Greqisë të zgjerohet me 12 milje, më pas tha se nuk ka ku zgjerohet, më pas tha nuk do të zgjerohet pa marrëveshje, dhe dje tha do ta çojmë në gjykatë.
Dje u kthye te propozimi im para 10 viteve, por kur e thamë ne Greqia ishte në 6 milje dhe tani ajo ka deklaruar 12 milje dhe ky është ndryshimi” tha ai në Opinion. Kreu i qeverisë Edi Rama u shpreh dje se kjo çështje mes Shqipërisë dhe Greqisë zgjidhet me ndihmën e palëve të treta, ose gjykatave ndërkombëtare./db/Abcnews.al