Vijnë golat e parë në sfidën Kukësi-Wolfsburg. Miqtë kanë kaluar në avantazh në minutën e 21-të me anë të sulmuesit Wout Weghorst, teksa kanë dyfishuar 12 minuta më vonë.
Holandezi përfitoi nga një karambol mes mbrojtjes së verilindorëve dhe mposhti portierin vendas me një goditje diagonale të saktë.
Goli i dytë i ekipit gjerman u realizua nga mbrojtësi Maxence Lacroix. Grushtim jo i mirë i potierit Elezaj dhe francezi përfitoi duke dërguar topin në rrjetë.
Djemtë e Skënder Gegës kishin një shans të artë për të rihapuar takimin në minutën e 36-të. Penallti për Kukësin, ekzekutimin e merr përsipër Eduart Rroca, por portieri Koen Casteels kreu një pritje spektakolare. /abcnews.al