Kukësi është gati për duelin ndaj Wolfsburgut në Europa League. Një ndeshje tmerrësisht e vështirë për djemtë e Skënder Gegës, që do të përballen me ekipin e Bundesligës gjermane.
Trajneri i ekipit verilindor ka vendosur për 11 titullarët që do të hedhë në fushë. Kukësi vjen me ndryshime në krahasim me sfidën e fituar 2-1 ndaj Slavis së Sofies.
Antonjo Elezaj ka fituar balotazhin me Dashamir Xhikën në portë, teksa Besir Demiri, një nga prurjet më të mira të merkatos, do të debutojë në krahun e majtë të mbrojtjes. /abcnews.al