“ABC e Pasdites” me moderatorin Ermal Peçi trajtoi temën e kujdesit që femrat dhe meshkujt tregojnë së fundmi ndaj lëkurës. Një ndër të ftuarit, Dario Doka tregoi se kujdeset shumë për imazhin e tij e se ka bërë trajtime të ndryshme në fytyrë.
“E kam pasur me merak kur kam bërë ndërhyrjet e vogla estetike; si bërja e buzëve apo heqja e vizave në ballë që ishin të mimikës. Shumë veta nuk i pranojnë trajtimet që bëjnë, unë si mohoj”.

Dario njihet tashmë edhe prej orientimit të tij, të pranuar më parë si homoseksual. Ermali e pyeti rreth mesazheve që merr, ndikuar ndoshta edhe nga kujdesi që ai bën ndaj imazhit.
“A të vijnë mesazhe kërcënuese në inbox-in tënd?” ishte pyetja e bërë nga Ermali, ndërkohë që Dario u shpreh:
“Në inbox-in tim ka mesazhe kërcënuese si “do të vrasim”. Por nuk më ka prekur njeri me dorë, janë thjesht komente që nuk I marr për bazë. Kjo gjë më ka dhënë forcë për ta vazhduar jetën siç dua”.
/abcnews.al/

