EUROPOL: Shqiptarët, të pazakontë! Nga Amerika Latine e çonin kokainën deri në Rusi

schedule18:15 - 17 Shtator, 2020

schedule 18:15 - 17 Shtator, 2020

Grupi ishte i pazakontë në atë që kontrollonte çdo aspekt të zinxhirit të furnizimit, nga organizimi i dërgesave nga Amerika e Jugut në shpërndarjen e drogës në të gjithë Evropën”. Kështu u shpreh Jari Liukku, drejtor i Qendrës së Europolit kundër Krimit të Organizuar në Hagë në lidhje me operacionin e shkatërrimit të kartelit shqiptar.

Europol thekson se bastisjet ishin më të mëdhatë që janë kryer ndonjëherë kundër një bande shqiptare dhe zbuluan përmasat e operacioneve, të cilat “varionin nga negociatat me kartelet e Amerikës së Jugut deri te shpërndarja e drogës në Evropë, Rusi dhe Turqi duke përdorur një sistem komunikimi të koduar”.

Nga operacioni u arrestuan 10 shqiptarë, 5 prej të cilëve në Shqipëri, ndërsa koka e grupit ndodhet në burgun e sigurisë së lartë në Kuito Ekuador, Dritan Rexhepi. Me organizimin dhe personi që ishte ura lidhëse mes bandave në Europë dhe më gjerë ishte Eldi Dizdari, që u kap në Dubai. db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!