Arritjet, gjermani i vetëm dhe eksperienca e madhe: Wolfsburg “zbërthen” Kukësin

schedule14:39 - 17 Shtator, 2020

schedule 14:39 - 17 Shtator, 2020

“Edhe pse nuk janë kualifikuar asnjëherë në grupe, ata kanë shumë eksperiencë në kupat e Europës”. Ky është konstatimi i gjermanëve të Wolfsburg, që sonte prej orës 20:00 do të përballen me Kukësin në turin e dytë kualifikues të Europa League. Klubi gjerman i ka zbërthyer verilindorët para ndeshjes, duke tentuar të prezantojë para tifozëve të tyre rivalin me të cilin ndeshen sonte.

DETAJET E KUKËSIT, PUBLIKUAR NË SAJTIN ZYRTAR TË WOLFSBURG
*Kukësi e mbylli në vendin e dytë kampionatin në sezonin e parë mes më të mirëve, pas ngjitjes në vitin 2012. Prej atëherë ata kanë qenë një nga ekipet më të mira të Shqipërisë, duke regjistruar suksesin më të madh në vitin 2017, kur ngritën titullin kampion.

*Qoftë si kampion, nënkampionë apo fitues të Kupës, ata kanë arritur të jenë pjesë e raundeve kualifikues në Europa League ose Champions League (2017/18 dhe 2018/19) në tetë vitet e fundit, por kurrë nuk kanë arritur të kualifikohen në fazën e grupeve në dy kompeticionet e mësipërme.

*Vetëm një herë Kukësi ka avancuar deri në fazën play-off të Europa League, ku u mundën 2-0 dhe 3-1 nga Trabzonspor në sezonin 2013/2014.

*Kukësi ka një lojtar gjerman me origjinë nga Kosova në skuadër. Mesfushori Vesel Limaj lindi në Freising (zonë afër Mynihut) dhe luajti në Ulm, Berlin dhe Cottbus si i ri, para se të bashkohej me Kukësin nga një skuadër e ligës së dytë (Bylisi) në Shqipëri.

*Kukësi mundi ekipin bullgar Slavia Sofia 2-1 në turin e parë të Europa League, më datë 27 gusht. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!