Bashkëshortja e presidentit Donald Trump, Melania, është kthyer të shtunën në Shtëpinë e Bardhë. Që prej së hënës, ajo ndodhej në një klinikë mjekësore pasi iu nënshtrua një operacioni në veshkë. Zëdhënësja e saj, Stefani Grisham tha në një deklaratë se zonja e parë po rekuperon forcat dhe është në humor të mirë. 48-vjeçarja iu nënshtrua një procedure që zakonisht zbatohet për të bllokuar rrjedhjen e gjakut drejt një tumori, ose në zonën anormale të indeve. /abcnews.al
SHBA, Melania Trump kthehet në Shtëpinë e Bardhë
schedule09:45 - 20 Maj, 2018
schedule 09:45 - 20 Maj, 2018