E dashura e Brad Pitt reagon ndaj akuzave se “urren” Angelina Jolie-n

schedule12:58 - 17 Shtator, 2020

schedule 12:58 - 17 Shtator, 2020

Modelja Nicole Poturalski është përballur me një sërë kritikash pas një fotoje të publikuar në rrjete sociale, krahas së cilës shkruante se “njerëzit e lumtur nuk urrejnë”. Ndjekësit aluduan se ky mesazh i drejtohej ish-partneres së Brad Pitt, Angelina Jolie.

Për këtë, modelja 27-vjeçare që ndodhet në një lidhje me Pitt, u përball me një sërë komentesh në rrjete sociale se ka urrejtje nga Jolie. Por, ndërsa një ndjekës i është drejtuar me pyetjen “nëse po, atëherë pse [e urreni ju] dhe Brad Angelinën”, modelja ia ktheu duke thënë se nuk ka “urrejtje” mes tyre.

 

View this post on Instagram

 

Happy people dont hate ???

A post shared by Nico (@nico.potur) on

“Nuk urrrej askënd”, ka qenë përgjigjja e prerë e modeles 27-vjeçare. Kujtojmë që modelja, përveç faktit se vijon lidhjen prej muajsh me aktorin hollivudian, është komentuar shumë dhe për ngjashmërinë e frikshme me Jolie.

Thashethemet për një marrëdhënie të tensionuar mes Jolie dhe Pitt lindën kur ky i fundit kaloi disa ditë pushime me modelen pikërisht në vendin ku lidhi kurorë me Jolie para disa vitesh. Kjo është komentuar si një “hakmarrje” e Pitt ndaj aktores 45-vjeçare. xh.d/abcnews.al

Photo: Instagram/Nicole Poturalski

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!