Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik ka deklaruar se dëmi ekonomik global nga pandemia nuk do të jetë aq i madh sa është parashikuar, mirëpo rimëkëmbja ekonomike vitin e ardhshëm do të jetë e ngadaltë.
Instituti ndërqeveritar me bazë në Paris, ka deklaruar se rritja e bruto prodhimit të brendshëm do të tkurret me 4.5 për qind këtë vit, nga 6 për qind që ishte parashikuar tre muaj më parë.
Ekonomia globale pritet të ketë rimëkëmbje ekonomike prej 5 për qind sipas kësaj Organizate, ndonëse paraprakisht kishte parashikuar rritje prej 5.2 për qind. Në çerekun e dytë të vitit 2020, prodhimi global ka qenë 10 për qind më i ulët sesa në fund të vitit 2019, para se të shpërthente pandemia.
Organizata ka thënë se parashikimet e reja tregojnë gjithashtu se nuk do të ketë asnjë vaksinë deri në fund të vitit 2021. Duke vlerësuar ekonomitë individuale, Kina pritet të jetë e vetmja ekonomi që do të zgjerohet në 2020, me rreth 1.8 për qind.
Shtetet e Bashkuara, që kanë ekonominë më të madhe në botë, do të përballen me tkurrje ekonomike prej 3.8 për qind. Ekonomia gjermane pritet të tkurret për 5.4 për qind, në krahasim me 7.9 për qind në nivel të Eurozonës. s.ba/abcneës.al