Deputeti Enver Roshi ka treguar në seancën e sotme plenare në Kuvend përjetimet që kaloi teksa u infektuar me koronavirus.
Deputeti arriti të fitojë betejën me virusin e rrezikshëm, ndërsa ka thënë se gjendja e tij shëndetësore ka qenë shumë kritike.
“Situata ime ishte shumë kritike. Shpreh mirënjohje për të gjithë ata që më motivuan për të jetuar. Jam shumë i emocionuar, sepse kalova një situatë të rëndë shëndetësore. Politika duhet të jetë me një zë në shërbim të qytetarëve dhe të dëgjojnë këshillat e profesionistëve. Ka ikur koha kur merreshin me llafe”, është shprehur Roshi. g.v/abcnews.al