Bujar Çela, vëllai i të shumë kërkuarit Talo Çela u ekzekutua mëngjesin e sotëm në një atentat mafioz në Elbasan.
50-vjeçari u vra teksa po futej në një lokal në zonën e Bradasheshit. Pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja ka rrëfyer atë që ka parë.
LEXO EDHE: Ky është vëllai i Talo Çelës, u ekzekutua kur po pinte kafen! Punonte si taksist në të zezë
Ai shprehet se 50-vjeçari vinte në mëngjes dhe pinte kafe, ndërsa sipas tij nuk ka pasur probleme, ndërsa e përshkruan si njeri të mirë.
Pronari ka qenë brenda lokalit në momentin e ngjarjes dhe thotë se ka dëgjuar zhurmën.
Biseda:
Gazetarja: Pinte vazhdimisht kafe këtu tek ju?
Pronari i lokalit: Po vinte në mëngjes.
Gazetarja: Ka pasur probleme ndonjëherë këtu?
Pronari i lokalit: Jo. Këtu nuk ka pasur probleme fare. Ka qenë shumë, shumë i mirë.
Gazetarja: Ke qenë në lokal kur ka ndodhur ngjarja?
Pronari i lokalit: Isha brenda në banak.
Gazetarja: E ndjeve zhurmën?
Pronari i lokalit: Zhurmën e djeva. Siç po flet ti tani, nuk u ndihet zhurma.
g.v/abcnews.al