Një person i pajetë është gjetur mëngjesin e kësaj të enjtje në Tiranë.
Policia bën me dije se një shtetase është gjetur e mbytur në një rezervuar në zonën e Surrelit në Tiranë.
Paraprakisht informacionet bëjnë me dije se në trupin e viktimës nuk ka shenja dhune.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 17.09.2020, rreth orës 09:00, në Surrel, në një rezervuar, është gjetur e mbytur një shtetase e seksit femër, ende e paidentifikuar.
Nga kqyrja paraprake nuk konstatohen shenja dhune.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për identifkimin e viktimës dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.