Propozimi për martesë nga 4 mijë metra lartësi për vajzën shqiptare

schedule08:22 - 17 Shtator, 2020

schedule 08:22 - 17 Shtator, 2020

Sonila Duni që jeton prej vitesh në Itali ka marrë një surprizë të veçantë nga partneri i saj italian. 24-vjeçarja nga Elbasani rrëfeu në një lidhje me skype në emisionin “Abc-ja e mëngjesit” momentin e veçantë të propozimit për martesë pas 10 vitesh së bashku.

Bashkë që prej moshës 14-vjeçare, shqiptarja tregoi se partneri i saj, një ushtarak i propozoi asaj pas një hedhjeje me parashutë. Për shkak të profesionit të tij, 24-vjeçarja tha se iu duhet të jenë për shumë kohë larg njëri-tjetrit, por siç thotë ajo, distanca e ka bërë lidhjen e tyre edhe më të fortë.

“Do iknim bashkë në një udhëtim por nuk e imagjinoja një gjë të tillë. U tremba nuk doja të hidhesha por finalja ishte e bukur.”, tha Sonila.

Ndërkohë, partneri i saj italian në një mesazh tha se preferoi të bënte një propozim të tillë, pasi të njëjtin emocion që ai përjeton sa herë hidhet me parashutë, ta përjetonte dhe gruaja e tij e ardhshme.

“Ju falenderoj për lidhjen që më mundësuat Abc. Përgjithësisht e kam pjesë të punës dhe mu duk diçka e bukur interesante pas 10 vitesh fejese të njëjtin emocion dhe gruaja ime e ardhshme. Ishte një eksperiencë që s’e besoj se do e provojë më.”, tha ai. xh.d/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!