Mesfushori anësor i Milanit, Samu Castillejo, ka folur për mediat italiane sa i takon raporteve të tij me trajnerin Stefano Pioli, si dhe ndikimin që ka Zlatan Ibrahimovic në kampin kuqezi. Mes të tjerash, spanjolli u shpreh:
“Trajneri na ka thënë që nga dita e parë se do të përballemi me një ekip të fortë, më të fortin të Irlandës, që luan një futboll të bukur. Do të jetë e vështirë kundër Shamrock.
Pioli? Mbaj mend se pas Cagliarit, ai ka thënë disa fjalë të bukura, më ka thënë se priste me padurim që të më jepte një mundësi tjetër, që të shikonte se çfarë lojtari isha. Ai qëndron shumë afër lojtarit, edhe kur je me pushime të shkruan, të pyet si je. Lojtari ndihet i mbrojtur nga trajneri.
Flet shumë, në stërvitje, jashtë, në ndeshje. Ky klub ka shumë rëndësi për Ibrën dhe këtë vit do të na japë shumë, pret me padurim të tojë edhe në stërvitje. Një kampion i vërtetë. Me atë nuk mund të gabosh. Nëse gabon në stërvitje, ke Ibrën mbrapa. Gabon një lëvizje? Është Ibrahimovic, nuk ke shanse të gabosh”, u shpreh Castillejo./abcnews.al