“Zot më fal mëkatet”: Kri befason në studio

schedule18:44 - 16 Shtator, 2020

schedule 18:44 - 16 Shtator, 2020

Kri Gorasi është një nga personazhet më të përfolur në median sociale, e së fundmi edhe mediatikisht. Duket se ajo nuk njeh korniza, pavarësisht ambientit ku është, duke u sjellë si ajo ndjehet më rehat.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe në emisionin e sotshëm “ABC e Pasdites”, ku moderatori Ermal Peçi e pyeti rreth sherrit televiziv që bëri për një palë mbathje.

A e kishe menduar se mbathjet do të bëheshin çështje kombëtare, e pyeti Ermali ndërsa ajo tha:

“Unë jam shumë rehat pa mbathje dhe ndihem shumë rehat pa mbathje.”

Moderatori Peçi e ngacmon më tej duke i thënë “Më fal, a ke mbathje sot?”

Kri duke qeshur i thotë: Jo nuk kam!

Por, sinqeriteti i Kri nuk kanë mbaruar këtu. Pyetjes së Ermalit se çfarë mëkati do i falte vetes i është përgjigjur kështu:

“Kurvërinë”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!