Mancini: Fitojmë Euro 2021, historia na detyron. Finalja pengu im i madh

schedule17:43 - 16 Shtator, 2020

schedule 17:43 - 16 Shtator, 2020

Roberto Mancini po zhvillon një punë shumë të mirë te Italia. Lojtarë të rinj e të talentuar, futboll i bukur ofensiv dhe rezultate pozitive. Trajneri i kombëtares së kaltër flet hapur në një rrëfim për TgPoste.

Djemtë e tij do të tentojnë fitimin e Euro 2021, kompeticion që 4 herë kampionët e botës e kanë fituar vetëm një herë në histori. Më pas një koment për Zaniolon e dëmtuar, Serie A dhe pengun e madh të karrierës si sulmues.

Duam të fitojmë Euro 2021, Italia duhet të futet gjithmonë në një kompeticion për ta fituar, edhe kur nuk jemi mes favoritëve. Historia jonë na detyron të tentojmë gjithmonë maksimumin.

Zaniolo? Kam biseduar me Nicolon pak ditë më parë, shpresoj ta shohim në fushë sa më shpejt të jetë e mundur. Është një djalë i ri, e ka kohën para të rikuperohet dhe të vijë me ne në Euro 2021.

Serie A? Do të jetë një sezon mjaft i vështirë, sidomos në javët e para. Lojtarët kanë pak seanca stërvitore në këmbë. Me kalimin e kohës dhe shpresën që tifozët do kthehen në stadiume, do normalizohet gjithçka.

Pengu më i madh? Do të doja të luaja përsëri finalen e Kupës së Kampioneve të vitit 1992 me Sampdorian (Barcelona fitoi 1-0 në shtesa). E dinim që ishte shansi ynë i vetëm i jetës, nuk e meritonim atë humbje“, kujton Mancini. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!