Aventura e radhës dhe tjetër kontinent në karrierën e Jahmir Hykës. Sulmuesi i majtë nga Tirana, i cili ishte pjesë e Ness Ziona në Izreal prej janarit të këtij viti, është transferuar në Kinë. 32-vjeçari gjeti akordin me klubin aziatik prej datës 13 gusht, teksa sot ka ardhur zyrtarizimi.
Franci Bode, menaxheri i njohur shqiptar, lajmëron kalimin e ish-lojtarit të Shqipërisë (47 ndeshje dhe 2 gola me kuqezinjtë) tek ekipi që garon në divizionin e dytë të futbollit kinez. “Jahmir Hyka është lojtari më i ri i Guizhou HengFeng FC, liga e parë kineze.
https://www.instagram.com/p/CFMz2xAgqjW/?utm_source=ig_web_copy_link
Jam i lumtur që e ndihmova në këtë transferim, teksa Hyka u bë lojtari i tretë i kompanisë time që kalon në Kinë, pas Albi Allës (Shaanxi Chang’an Athletic) dhe Oscar Maritu (Shijiazhuang Ever Bright)“, shkruan në “Instagram” agjenti Bode. /abcnews.al