Trabzonspor ka afruar në skuadër sulmuesin Benik Afobe. Kongolezi, i cili luajtur për disa klube në Angli, ka mbërritur në aeroport dhe aty e kanë pritur gazetarë të mediave lokale.
Në Turqi ai do të luajë për herë të parë dhe normalisht nuk e njihnin. Gazetarët e kanë ngatërruar me një tjetër person me origjinë afrikane, të cilin e kanë ndalur dhe kanë tentuar t’i bëjnë pyetje.
Sigurisht ai nuk kishte çfarë të thoshte, veçse t’u tregonte se personi që kërkonin të intervistonin po vinte pas tij. Gazetarët iu drejtuan më pas Afobe, i cili nuk në fakt nuk pranoi të fliste. /abcnews.al