Roza Lati ka qenë e ftuar sot në programin “Abc e Mëngjesit” ku nëpërmjet setit të saj më të ri ka promovuar mesazhe force sidomos kundër Bullizmit dhe se si duhet punuar fort për t’ja dalë, pavarësisht shkopijve nën rrota që mund të kesh në jetë.
Roza e lidhi këtë mesash me eksperiencën personale, duke treguar se si në një television të mëparshëm ku ajo punonte, një kolege i “kishte nxirë jetën” duke ja tjetërsuar punën apo dhe veshtirësuar atë, dhe sesi Roza nuk ishte dorëzuar por bënte 4 emisione njekohësisht.
Gjatë intervistës, moderatori Alban Musa hamendësoi që ishte Agon Cannel televizioni për të cilin bëhej fjalë, dhe Roza e pohoi, ndërkohë ajo tregoi edhe një tjetër episode nga fëmijëria e saj, si ajo ishte bullizuar kur ishte 13 vjeçe pas një sherri me një shok të klasës dhe më pas asnjë nga shokët nuk i fliste, dhe ajo u detyrua të ndërronte klasë./abcnews.al