Gjashtë muaj pandemi: “Pikat e nxehta” në botë

schedule12:06 - 16 Shtator, 2020

schedule 12:06 - 16 Shtator, 2020

Koronavirusi është përhapur në të gjithë botën, me gati 30 milionë raste të konfirmuara në 188 vende dhe 935,135 viktima deri më tani. Gjashtë muaj pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e shpalli koronavirusin pandemi, përhapja e infeksionit vazhdon të rritet në shumë vende madje dhe në ato vende të cilat e përballuan me sukses fazën e parë, raporton BBC.

Numri i rasteve të konfirmuara gjatë pikut të pranverës ka të ngjarë të jetë një nënvlerësim i nivelit të vërtetë të përhapjes së koronavirusit, pasi jo të gjithë u testuan.

 

Në cilat vende po shohim rritje të rasteve dhe viktimave?

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) konfirmoi  një rritje rekord të rasteve ditore në 13 shtator, me 307.930 raste në 24 orë. Numri më i lartë i rasteve ditore u regjistrua në Indi, e cila ka numrin e dytë më të madh të rasteve të konfirmuara në botë, pas Shteteve të Bashkuara, transmeton abcnews.al

Rastet e Covid sipas kontinenteve

India gjithashtu ka regjistruar shifra rekord, me rreth 1000 të infektuar në ditë. Qeveria ka hequr kufizimet në përpjekje për të gjallëruar ekonominë, por rritja e rasteve është gjithashtu një reflektim i testimit në rritje,  pasi testet ditore janë rritur dhe kanë kapur shifrën e më shumë se një milion në ditë gjatë gushtit.

Duke pasur parasysh popullsinë e saj, India ka një normë relativisht të ulët të vdekshmërisë nga COVID-19. Por numri i  viktimave është mbi 1,000 çdo ditë që nga fillimi i shtatorit. Në Amerikën Latine, Brazili ka numrin më të lartë të viktimave, me rreth 130,000 deri më tani. Gjithashtu ka regjistruar më shumë se katër milionë raste, e treta më e larta në botë, transmeton abcnews.al

Rastet e sapo konfirmuara në rajon po rriten gjithashtu në Argjentinë, e cila tani ka më shumë se gjysmë milioni të rasteve në total.

Vendet që po shohin rritje të rasteve

Në Lindjen e Mesme, Irani është prekur më shumë nga koronavirusi dhe sipas raporteve të zbuluara numri i viktimave është më shumë se dyfishi i shifrave të konfirmuara. Iraku gjithashtu ka parë  rritje të rasteve. Rastet po vazhdojnë të rriten në Indonezi dhe vendi ka regjistruar gati 9,000 viktima– shifra më e lartë në Azinë Juglindore.

Në anën tjetër, Afrika ka regjistruar më shumë se një milion raste  megjithëse nuk dihen përmasat e vërteta të pandemisë në kontinent. Shkalla e testimit raportohet të jetë e ulët, por Afrika e Jugut dhe Egjipti kanë parë shpërthimet më të mëdha të regjistruara  deri më tani, transmeton abcnews.al

Rastet e koronavirusit po rriten përsëri në Europë

Disa vende europiane kanë raportuar rritje të rasteve ditore mes frikës se një valë tjetër po shfaqet në Europë. Hans Kluge, drejtori i përgjithshëm i OBSH-së në Europë, e ka krahasuar COVID-19 me një “tornado me një bisht të gjatë” dhe paralajmëroi se të rinjtë mund të përhapin virusin tek njerëzit më të rrezikuar.

Europa ka parë rritje të rasteve gjatë javëve të fundit

Një numër vendesh europiane kanë rivendosur bllokimet lokale në rajonet e tyre më të prekura, dhe kanë bërë apel që njerëzit të mbajnë maskat dhe të zbatojnë rregullat e distancimit shoqëror.

Rritja e dytë e rasteve ditore në Europë

 

Ndërkohë Izraeli gjithashtu do të vendosë një bllokim të ri kombëtar,  me kufizime të ashpra që hyjnë në fuqi në vitin e ri hebre të premten. Bllokimi i dytë i vendit vjen pasi vendi regjistroi më shumë se 4,000 raste të reja në ditë në javët e fundit, transmeton abcnews.al

Vendet e tjera që kanë konfirmuar rritje të rasteve ditore përfshijnë Perunë, Korenë e Jugut dhe Australinë.

Vendet që kanë parë rritje të rasteve ditore

 

Në tabelën më poshtë, jepet renditja e vendeve sipas viktimave, nivelit të vdekshmërisë dhe rasteve.

 

Rastet në SHBA kanë pësuar rënie pas valës së dytë

SHBA-ja ka regjistruar më shumë se gjashtë milion raste me koronavirus, gati një e katërta e totalit në botë. Rritja më e lartë që regjistroi vendi ishte gjatë muajit korrik. Me gati 200,000 viktima, SHBA-ja ka numrin më të lartë të viktimave në botë, transmeton abcnews.al

Rritja e rasteve ditore në SHBA

Sipas një parashikimi nga Universiteti i Uashingtonit mund të ketë më shumë se 400,000 viktima deri në fund të vitit, megjithëse këto shifra mund të ulen në 296,000 nëse 95% e amerikanëve mbajnë maska ​​në vendet publike.

Pandemia ka pasur një ndikim shkatërrues në ekonominë amerikane, me PBB-në në rënie me një normë rekord prej 33% gjatë 3 mujorit të dytë.

Si u përhap koronavirusi?

Virusi, i cili shkakton infeksionin respirator COVID-19, u zbulua për herë të parë në qytetin Wuhan, Kinë, në fund të vitit 2019. Ai u përhap me shpejtësi në të gjithë botën gjatë muajve të parë të vitit 2020, transmeton abcnews.al

OBSH-ja e shpalli një pandemi globale në 11 Mars.

Numri i rasteve me koronavirus në botë po rritet me shpejtësi

 

Qeveritë në të gjithë botën janë detyruar të kufizojnë lëvizjen publike dhe të mbyllin bizneset dhe vendet në një përpjekje për të ngadalësuar përhapjen e virusit. Kjo ka pasur një ndikim shkatërrues në ekonominë globale, transmeton abcnews.al

Dëmi që kanë pësuar ekonomitë kryesore të botës është katër herë më i rëndë se kriza financiare globale e vitit 2009, ka thënë Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD).

Ekonomia në vendet G20 ra me një rekord 6.9% në tremujorin e dytë të vitit 2020 si rezultat i bllokimeve dhe kufizimeve, krahasuar me 1.9% gjatë së njëjtës periudhë në 2009, tha OECD.

Kombet e Bashkuara kanë deklaruar se deri më tani 265 milion njerëz mund të vuajnë nga uria deri në fund të vitit për shkak të ndikimit të Covid-19.

Përktheu Sonila Backa/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!