Kryeministri i ri i Japonisë është zgjedhur Yoshihide Suga.
Suga do të jetë zëvendësuesi i Shinzo Aben, i cili njoftoi dorëheqjen muajin e kaluar për arsye shëndetësore.
Suga (71 vjeçar) mori 314 nga 462 vota në dhomën e ulët të parlamentit. Një shumicë e thjeshtë ishte e nevojshme për zgjedhjen e kryeministrit të ri, ndërsa të hënën, Yoshihide Suga u zgjodh kreu i ri i partisë në pushtet.
Mediat e huaja ndër të tjera bëjnë me dije se ish-kryesekretari i kabinetit të Abes siguroi zgjedhjen si kryeministër në parlament, ku koalicioni qeverisës i Liberal Demokratëve ka shumicën.
Suga fitoi mbështetjen e njerëzve kryesorë në parti për shkak të pritjes që kanë ata se ai do të vazhdojë politikën e Abes. Suga njoftoi se përparësitë kryesore të qeverisë do të jenë lufta kundër koronavirusit dhe rimëkëmbja e ekonomisë e goditur rëndë nga pandemia. e.su./abcnews.al