Jeta e 24-vjeçarit që humbi këmbën në moshën 8-vjeçare

schedule09:00 - 16 Shtator, 2020

schedule 09:00 - 16 Shtator, 2020

16 vjet me parë jeta e tij e shënjua nga një aksident që i ndryshoi rrjedhën e fatit. Klajdi Alla sot është një i ri 24-vjeçar dhe kur ishte vetëm 8-vjeç iu desh të linte lojrat mënjanë për të nxënë një mësim të hidhur jete, veç kush nuk dorëzohet, sfidon e fiton edhe mbi fatkeqësi si e tij.

“Që 8 vjeç jam aksidentuar. Kam qenë me paterica për gati 10 vjet, dhe pastaj vendosa protezën. Më kapi një kamion në rrugë. “, tha ai. Nga një fëmijë që nuk kuptoi se çfarë i ndodhi, ai gjeti forca për të ecur përpara. Urren mëshirën, ndaj përpiqet që përditshmëria e tij të jetë sa më normale.

Duke qenë fëmijë nuk është se e ndjeja aq shumë. Passtaj ndjeja disa kufizime dhe disa gjëra, por duke patur mbështetje gjithmonë ec para. Nuk kam patur shumë probleme, mund të kemi patur disa kufizime por nuk është se e kishim shumë problem.

Ai punon dhe hera herës luan edhe futboll me të ngjashmit e tij. Mes vuajtjes dhe përballjes me realitetin, ai nuk ka gjetur mbështetje as nga institucionet për ndihmë dhe as nga bizneset.

“Çdokush duhet të punojë, iu bëj thirrje kompanive të mëdha që t’ju sigurojë një vend pune këtyre personave se nga shteti nuk kanë asnjë ndihmë. Nuk kam marrë asgjë, as protezën. Deri në vitin 2017 mora një kemp, por ndryshuan ligjet dhe gjërat.”, tha Klajdi.

Të luajturit futboll e ka bërë Klajdin të ndihet njsoj si të tjerët, madje akoma më shumë të shkathët për të shënuar gol si një lojtar i vërtetë ekipi. Klajdi Alla, është më i riu i ekipit të futbollit të të amputuarve shqiptar dhe brenda pak kohësh është kthyer në zemrekun e kësaj skuadre. xh.d/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!