Ende në ditët e sotme nuk është përmbushur objektivi për të bërë të mundur parandalimin e shkatërrimit të botës së egër dhe ekosistemeve. Ky përfundim është bërë me dije nga një raport i publikuar nga KB, për gjendjen e natyrës.
Bashkësia ndërkombëtare nuk arriti të realizonte plotësisht 20 objektivat e biodiversitetit “Aichi” për të cilat u ra dakord në Japoni në vitin 2010, për të bërë të mundur ngadalësimin e shkatërrimit të botës natyrore.
Ndërkohë sipas një parashikimi i bërë nga “Global i Biodiversitetit 5”, rezultoi se pavarësisht përparimit në disa zona, habitatet natyrore kanë vijuar të zhduken, një numër i madh i specieve mbetet i kërcënuar nga aktivitetet njerëzore.
Pjesërisht janë arritur gjashtë objektiva, përfshirë ato në zonat e mbrojtura. Qeveritë nuk arritën të mbrojnë 17 % të zonave ujore tokësore dhe të brendshme, përfshirë edhe 10 % të habitateve detare.
44% e zonave vitale të biodiversitetit janë nën mbrojtje, duke shënuar një rritje 29 %, krahasuar me vitin 2000.
Elizabeth Maruma Mrema, kryetarja e i biodiversitetit të KB, tha se në këtë situatë njerëzimi, do të vendoste se si brezat e ardhshëm do ta trashëgojnë, botën natyrore.
“Sistemet e gjalla të tokës në tërësi po komprometohen. Dhe sa më shumë njerëzimi të shfrytëzojë natyrën dhe të dëmtojë kontributin e saj, aq më shumë ne dëmtojmë mirëqenien tonë, sigurinë dhe prosperitetin”, tha ajo.
Degradimi dhe copëzimi i ekosistemeve të pasqyra me biodiversitet në tropikët mbetet i lartë. Zonat e shkretëtirës dhe ligatinat kanë vazhduar të zhduken, po ashtu edhe ekosistemet e ujërave të ëmbla mbeten të kërcënuara.
Mbetjet plastike janë sjellë në nivele që dëmtojnë funksionimin e ekosistemit dhe biodiversitetin në të gjithë botën.
Rreth 260, 000 ton grimca plastike janë grumbulluar në oqeane me ndikime të mëdha në ekosistemet detare.
Më shumë se 60 % e shkëmbinjve nënujore koralesh në botë, janë të rrezikuara, kryesisht për shkak të rritjes së peshkimit dhe praktikave shkatërruese.
Raporti vjen në një kohë, ndërsa palët në Konventën për Diversistetin Biologjik negociojnë për situatën e kësaj dekade.
Një takim për arritje të marrëveshjeve ishte planifikuar të zhvillohej në Kunming, Kinë, tetorin e kaluar, por pandemia e COVID-19 ndërpreu takime dhe tani pritet të mbahen ne maj të 2021.
Një pjesë e rëndësishme e projekt propozimi është që të mbrohet 30% e planetit.
/abcnews.al/