Vetëm në një gjë kam dështuar! Moderatorja e njohur: Mos më propozoni për martesë, e kam ndarë mendjen!

schedule22:15 - 15 Shtator, 2020

schedule 22:15 - 15 Shtator, 2020

Në emisionin  ‘ABC e Pasdites’ me moderatorin Ermal Peçin u diskutua këtë të martë, mbi mamat e ekranit dhe raportet e tyre me fëmijët.

Moderatorja Dajana Shabani gjatë bisedës në studio me Ermalin, është shprehur se mundësitë për t’u martuar janë zero pasi është një bashkëshorte jo e mirë.

“Nuk e dija që do kisha kaq suksesi si mami, ta dija isha bërë  20 vjeç. Ish-bashkëshorti im priste që kur të bëhesha unë mami të rrënohesha psikologjikisht, fizikisht. Nuk e dija që isha kaq super mami.

Dhe seriozisht nuk më pëlqen që t’ja bëj qejfin vetes, por jam një mami e fiksuar! Kam dështuar me sukses si bashkëshorte, por jam një mami shumë e mirë. Për këtë jam shumë krenare”.

E pyetur gjatë lojrave të programit rreth dëshirës për një fëmijë të dytë, prerazi i tha Ermalit se nuk përzien familjet, apo fëmijë nga martesa të ndryshme. Vendim, duket se ajo e ka marrë, nuk do të këtë një martesë të dytë apo një fëmijë të dytë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!