Klubi i Interit vazhdon të jetë në merkato për një sulmues dhe drejtuesit zikaltër po punojnë për të gjetur zëvendësuesin e Lautaro Martinezit. Argjentinasi pritet të largohet këtë merkato, ku Real Madrid dhe Barcelona janë në garë mes tyre për shërbimet e tij.
Sipas raportimit të “Tuttosport”, Interi tashmë po shikon si mundësi transferimin e Edinson Cavanit. Ish-sulmuesi i PSG-së aktualisht është pa ekip dhe ndodhet në vendlindjen e tij, ku ka vazhduar dhe stërvitjen individuale.
Operacioni i Cavanit nuk është shumë i lehtë, duke marrë parasysh se uruguaiani refuzoi ofertën e Juventusit për shkak të dashurisë së tij për Napolin. Gjithashtu edhe Benfika ishte në garë për të, por marrëveshja nuk u finalizua. /abcnews.al