“Miss Universe Albania”, flet producenti: Vajzave konkurente i kemi bërë testet e koronës

schedule11:14 - 15 Shtator, 2020

schedule 11:14 - 15 Shtator, 2020

Në datën 18 shtator do të zhvillohet Miss Universe Albania & Kosovo, ku do të zgjidhen vajzat që do të përfaqësojnë bukurinë shqiptare  në “Miss Universe” në SHBA.

I ftuar në studion e ABC e Mëngjesit, producenti prej tre vitesh i këtij eventi, Eduard Deda ka zbuluar shumë detaje të pathëna më herët.

Në datën 18 shtator do të mbahet finalja në Maminas brenda një resorti për arsye sigurie. Për të gjitha konkurentet kemi bërë testet e koronës për të qenë më të qeta.

Ky vit është më i vështirë por edhe më motivues pasi duam të kthemi në normalitet sa më parë. Për shembull, Miss Amerika mbahet në distancë prandaj duhet të mësohemi me këtë situatë”, tha Eduardi.

Ndërkohë më tej ai u ndal edhe te vajzat konkurente, disa prej tyre ishin pjesë e studios së ABC-së. Producenti theksoi se disa prej tyre kanë bërë edhe shumë sakrifica për pjesëmarrjen në këtë event.

“26 konkurente nga Shqipëri dhe Kosova, këto të fundit janë numër i limituar për arsye pandemie. Falenderoj vajzat që janë gjëndur në këtë periudhë, si psh. Elsa, e cila ka lënë vendin e saj Italinë dhe prej katër muajsh është këtu. Po ashtu edhe vajzat e tjera”, shtoi Eduardi.

Madje, ndryshe nga vitet e tjera, këtë herë konkurente ishin edhe dy nënë me fëmija.

Njëra prej e tyre, Çiljeta u shpreh: “Pse jo të konkurojmë, nuk na pengon gjë se kemi fëmijet dhe jemi prind”. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!