Përse duhet të hani më shumë arra, zbuloni tre arsye të forta

schedule09:38 - 15 Shtator, 2020

schedule 09:38 - 15 Shtator, 2020

Arrat njihen për rëndësinë në mbrojtjen e shëndetit mendor. Madje, forma e tyre është e ngjashme me atë të trurit dhe kjo tregon për lidhjen e ngushtë mes tyre.

Konsumimi rregullisht i arrave forcon kujtesën dhe ka lidhje të drejtëpërdrejt me sinjalet nervore. Më poshtë agroweb.org ju prezanton me tre përfitimet më të mëdha që ofrojnë arrat për shëndetin tuaj.

Arrat për stomakun

Mirëmbajtja e shëndetit të stomakut dhe të aparatit tretës në përgjithësi është hapi më i mirë që mund të ndërmerrni për organizmin. Mikrobioma e stomakut ka nevojë për probiotikë dhe prebiotikë që të ruajë balancat e baktereve të mira dhe të këqija. Ekspertët thonë se arrat shërbejnë si prebiotikë dhe rrisin volumin e baktereve të mira në stomak. Ngrënia e rregullt e arrave parandalon inflamacionin, isheminë dhe kancerin e zorrës së trashë.

Arrat për rënien nga pesha

Arrat përmbajnë kalori, e megjithatë janë të pasura me fibër e cila ju mban të ngopur për shumë gjatë dhe përshpejton metabolizmin. Studimet thonë se arrat janë ideale për rënien nga pesha nëse konsumohen me mature. Ato përshpejtojnë djegien e yndyrnave dhjamore dhe frenojnë oreksin.

Arrat për trurin

Arrat konsiderohen si një prej ushqimeve më të mira për shëndetin e trurit sepse janë të pasura me acide yndyrore omega-3. Konsumi i 10 gramë arra në ditë përmirëson aftësitë reaguese të trurit, përpunimin e informacionit, kujtesën dhe përqendrimin.

Duke qenë se ato janë të pasura me antioksidantë dhe acide yndyrore polio-të-pangopura dhe substanca që luftojnë inflamacionin, ekspertët thonë se duhen konsumuar çdo ditë në të mirë të trurit. Ato ngadalësojnë dhe pengojnë plakjen e parakohshme të trurit dhe ulin rrezikun e sëmundjeve nervore në fazat e mëvonshme të jetës. l.k/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!