Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Duka: Rrezikohet falimenti i 4 klubeve, falja e kamatave e logjikshme

schedule23:42 - 14 Shtator, 2020

schedule 23:42 - 14 Shtator, 2020

Presidenti Armando Duka, i ftuar në Pressing në ABC News, ka folur për faljen e kamatave për klubet, pasi në rast kjo gjë nuk ndodh, rrezikojnë katër skuadra të falimentojnë: Tirana, Vllaznia, Luftëtari dhe Flamurtari. Mes të tjerash, kreu i FSHF-së tha:

FALJA E KAMATAVE – “Detyrimi total, bashkë me principate, nuk i kalon 5 milion euro. Kemi klubin e Tiranës. Halili tha që e kam blerë me borxhe klubin dhe është gati t’i paguajë, por të mos paguajë edhe kamata e gjoba. Vllaznia ka detyrime të shumta, Partizani e Apolonia jo. Klubet mendojnë se duhen shkarkuar nga kjo përgjegjësi. Po të marrim Vllazninë,ata e kanë rivlerësim të pagesave të bëra.

Nëse i lëmë në atë gjendje, rrezikon falimentin. Edhe Tirana është në të njëjtën situatë, sikurse edhe Flamurtari e Luftëtari. Nuk është kërkesë e palogjikshme. Kur erdhi në pushtet, qeveria fali kamatëvonesat për energjinë. Asnjëherë nuk është bërë për futbollin. Pse nuk krijoi precendetët për energjinë, kjo po. Atëherë do të marrim për bazë ligjet e licencimit dhe klubet e përmendura më lart të shpallin falimentin. Ne duam ta shmangim këtë situatë”, u shpreh Duka./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!