Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Takimi në Këshillin Politik, Gjiknuri: Ne pranuam çfarë kërkuat, ndryshimet kushtetuese janë në fuqi

schedule19:41 - 14 Shtator, 2020

schedule 19:41 - 14 Shtator, 2020

Bashkëkryetari  i Komisionit të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri në takimin e Këshillit Politik është shprehur se, tashmë ndryshimet kushtetuese janë në fuqi.

Gjiknuri ka thënë se tashmë institucionet duhet të kenë bazën ligjore të plotë, për zgjedhjet. Po ashtu ai është shprehur se i kanë qëndruar marrëveshjes, ndërsa i bën thirrje opozitës Parlamentare që deri të Premten të dërgojë propozimet për: 1) pragun kombëtar zgjedhor, 2) afatet e paraqitjes së listës unike nga aleancat dhe 3) si do kryhet aspekti procedural i votimit për kandidatët në kushtet e listave te hapura duke ruajtur kuotat gjinore.

“Ndryshimet kushtetuese tashme janë në fuqi. I doni apo nuk i doni kjo është tjetër çështje. Kemi Kushtetutën në fuqi dhe detyrimin për ta reflektuar në Kodin Zgjedhor. Ju lutem, ju ftoj që në ditët e ardhshme, deri të Premten të sillni propozimet tuaja për: 1) pragun kombëtar zgjedhor, 2) afatet e paraqitjes së listës unike nga aleancat dhe 3) si do kryhet aspekti procedural i votimit për kandidatët në kushtet e listave te hapura duke ruajtur kuotat gjinore.

Nuk duhet humbur kohe. Duhet ti japim bazën ligjore të plotë institucioneve që të përgatisin zgjedhjet. Kërkesa juaj për të kërkuar në këtë fazë mendimin e ODIHR është e çuditshme kur jeni ju që na detyruat që të bëjmë një marrëveshje në 5 Qershor e cila binte në  kundërshtim me rekomandimin kyç të ODIHR që ishte depolitizimi i administratës zgjedhore.

Atëherë nuk donit të pyesnit për ODIHR, ndërsa tani qenkeni kujtuar ti kërkojmë mendim! Ne pranuam atë ç’ka kërkuat ju në 5 Qershor dhe firmosëm bashkarisht pikërisht për t’ju plotësuar ju kërkesat. Gjithsesi e kemi firmosur atë marrëveshje dhe i kemi qëndruar asaj plotësisht. Marrëveshja e 14 Janarit thotë se ndërsa negociojmë mbi rekomandimet e ODIHR dhe nuk  biem dakord, atëherë i drejtohemi ODIHR.

Nuk kemi një rekomandim për listat e hapura dhe as për ndryshimet në Kushtetutë nga ODIHR ndaj nuk kemi çfarë opinioni u kërkojmë. Unë ju them se jam i gatshëm që pasi të kemi përmbyllur produktin e reflektimit të ndryshimeve Kushtetuese në Kodin Zgjedhor, ti themi ODIHR se si e sheh. Qëndrimi juaj i sotëm synon që të mos zbatohet Kushtetuta e Shqipërisë dhe thoni,- hajde futemi në zgjedhje me një kod që bie ndesh me Kushtetutën”, ka deklaruar Gjiknuri.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!