Sondazh

Rama dhe Berisha në daljet vjetore, cili ju bindi më shumë:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Sandër Lleshaj: Do të jem ministër deri në zgjedhjet e ardhshme

schedule18:35 - 14 Shtator, 2020

schedule 18:35 - 14 Shtator, 2020

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka deklaruar se do të jetë në detyrë deri në zgjedhjet e ardhshme.

Duke folur nga Shkodra, për zgjedhjet e 2021, Ministri tha se ato do të jenë zgjedhjet më të mira në historinë e saj, ndërsa në fund shumë shkurt konfirmoi se do të jetë pjesë e zgjedhjeve.

Lleshaj: Nuk kemi sinjalizime për aktivitetet kriminale, por policia e shtetit do të jetë absolutisht e aftë për të menaxhuar situatën e zgjedhjeve. Shqipëria do të ketë padiskutim zgjedhjet më të  mira në historinë e saj.



Pyetja: Zgjedhjet, me apo pa ju?

Duke mos dhënë shumë shpjegim, Lleshaj përgjigjet: Me, me, (mua). Në këtë mënyrë sqaron se do të jetë ministër deri në zgjedhjet e ardhshme.

Kujtojmë se Lleshaj në një deklaratë të mëparshme nga Vlora tha se nuk do të jetë i përhershëm në qeveri dhe as ministër.

Sakaq ministrja Besa Shahini është ministrja e parë që është larguar nga posti i Ministrisë së Arsimit, ndërsa u zëvendësua nga deputetja e PS për Elbasanin, Evis Kushi.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!