Vrasje dhe drogë, autoritetet britanike në kërkim të 5 personave, mes tyre 2 shqiptarë

schedule15:11 - 14 Shtator, 2020

schedule 15:11 - 14 Shtator, 2020

Detektivët nga Met (Ekstradimi dhe Njësia Ndërkombëtare) po bëjnë thirrje për të gjetur pesë persona, mes tyre dy shqiptarë. Rreshteri Peter Rance tha për BBC-në të hënën, se kërkonte ndihmën e qytetarëve për të ndihmuar në kapjen e personave të mëposhtëm:

– Korab Halilaj, 39 vjeç (10.08.81) i ekstraduar në Australi për vepra penale të drogës. Ai është një shtetas shqiptar. Aktivitetet e tij lidhen  me zonën e Northampton.

– Arunas Kasciukas, 39 (14.07.81), Lituania ka  lëshuar një urdhër arresti për një vrasje të kryer në  vendin e tij në tetor të vitit 2018. Atij i mungojnë dy gishta në dorën e majtë dhe ka lidhje me persona në pjesën lindore të Londrës,  konkretisht Dagenham, Ilford dhe Forest Gate.

– Festim Korra, 43 vjeç (01.06.77) ka marrë urdhër ekstradimi në Shqipëri për një vrasje që ndodhi në vendin e tij në 2013. Ai u dënua me 22 vite burg në mungesë .  Ai ka jetuar në pjesën lindore të Londrës dhe përdor një identitet të rremë.

– Lukasz Cholomek, 34 (17.03.86)  kërkohet nga Polonia për krime serioze të kryera në vendin  e tij gjatë vitit 2016 dhe 2017. Sipas hetimeve ai ka ushtruar aktivitetet e tij në pjesën jugore të Londrës. Ai është tullac me tatuazhe në fytyrë dhe në të dy anët e qafës së tij.

– Tomas Januskevicius, 43 (20.03.77) , Lituania ka lëshuar një urdhër për vepra penale, drogë dhe armëmbajtje pa leje midis vitit 2016 dhe 2018.  Aktivitetet e tij lidhen me pjesën jug-lindore të Londrës dhe Surrey.

“Nëse njihni një nga personat, telefononi në 999. Nëse mendoni se mund të njihni ndonjë prej tyre, ju lutemi telefononi në Njësinë e Ekstradimit në 020 7230 3191. Është  jashtëzakonisht e rëndësishme të mos telefononi në 999 nëse nuk e dini me siguri se  për cilin person behët fjalë dhe ku ndodhen ata.

Nëse dëshironi të qëndroni anonim, ju lutemi kontaktoni Crimestoppers në 0800 555 111.

+ Njësia e Ekstradimit e Met është një ekip detektivësh të specializuar  në gjurmimin e të dyshuarve të kërkuar në të gjithë botën. Puna e tyre është të gjejnë, identifikojnë dhe arrestojnë njerëzit që janë të ekstraduar dhe që kërkohen për procedim penal ose janë të dënuar në juridiksionet e huaja.

Detektivët bashkëpunojnë edhe me Agjencinë Kombëtare të Krimit, Ministrinë e Brendshme të MB dhe forcat në të gjithë vendin.

Gjatë vitit të kaluar, Met ka marrë rreth 850 kërkesa nga vendet në të gjithë botën, duke u kërkuar oficerëve të lokalizojnë personat që janë në kërkim në Mbretërinë e Bashkuar të akuzuar për një sërë krimesh të rënda. Gjatë vitit të kaluar janë arrestuar 400  persona.

Në 12 muajt e fundit, 30 persona janë rikthyer përsëri në Londër duke kryer një sërë krimesh, përfshirë pesë vrasje.s.ba/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!