Këngëtari i njohur shkodran, Sidrit Bejleri ka ndarë disa momente mjaft të ëmbla me vajzën e tij të vogël.
Përmes disa fotove të publikuara në Instagram, ai tregon se është kujdesur për të teksa kanë udhëtuar drejt Thethit.
Këngëtari shprehet entuziastë se e ka mbajtur në krahë për disa orë rrugë.
“Mami e ka mbajtur 9 muaj në bark. Më në fund e mbajta edhe unë… ca orë rrugës për tek Ujvara e Grunasit në Theth. #ujvaraegrunasit #theth #shkodra”, ka shkruar Sidriti.
Ndërkohë komentet e ndjekësve kanë qenë të shumta, sa që ka pas edhe nga që kanë filluar të bëjnë krahasime se kujt i ngjan vogëlushja. l.k/abcnews.al
https://www.instagram.com/p/CFFoZ3MHJ3R/?utm_source=ig_embed