Klubi i Barcelonës ka njoftuar pak çaste më parë se ditën e nesërme pritet të bëhet prezantimi i Miralem Pjanic. Kështu mesfushori do të jetë lojtari më i ri i katalanasve, edhe pse marrëveshja me Juventusin është arritur muaj më parë.
Spanjollët gjetën një mënyrë shumë interesante për të njoftuar lajmin e shumëpritur nga tifozët blaugrana. Klubi postoi nnjë video në “Twitter”, ku duket një maestro që drejton orkestrën e tij. Barcelona i ka besuar shumë boshnjakut dhe do t’i dorëzojë atij çelësat e mesfushës.
Kujtojmë që 30-vjeçari u shkëmbye kokë më kokë me ish-mesfushorin e Barcelonës, Arthur Melo, i cili tashmë është pjesë e bardhezinjve italianë. Të gjithë tifozët katalanas do të kenë mundësinë ta ndjekin live nesër prezantimin e Miralemit në “BarçaTV+”. /abcnews.al
?❤️ #PjanicCuler
? Tuesday, 15/09
? Presentation of @Miralem_Pjanic
? LIVE on BarçaTV+
? https://t.co/valpk3pEiV pic.twitter.com/qaE8EPFkhD— FC Barcelona (@FCBarcelona) September 14, 2020