Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tensionohet situata në Ballsh, policia hedh gaz lotsjellës për shpërndarjen e protestuesve

schedule11:29 - 14 Shtator, 2020

schedule 11:29 - 14 Shtator, 2020

Tensionohet situata mes protestuesve dhe naftëtarëve në Ballsh.

Burime për Abc News bëjnë me dije se për shpërndarjen e protestuesve policia ka hedhur gaz lotsjellës, ku si pasojë person ka humbur ndjenjat.

Gazetarja Valbona Davidhi raporton për Abc News se punëtorët këmbëngulin për tu futur në ambientet e uzinës, është dhe arsyeja e përshkallëzimit të situatës. Një nga arsyet e kësaj proteste është vendosmëria e tyre për të mos u bërë më pjesë e lojërave të kompanive që marrin në administrim uzinën.

LEXO EDHE: Tentojnë të futen në uzinë, naftëtarët e Ballshit përplasen me policinë

Gjithashtu gazetarja raporton se protestuesit kanë deklaruar se nuk do të tërhiqen nga protestat, nëse e mbyllin për sot ato pritet që protestës ti rikthehen sërish ditën e nesërme ku kryetari i sindikatës ka theksuar se pjesë do të jenë edhe familjarët e tyre.

Naftëtarëve një javë më parë u është premtuar se do të marrin pagat e prapambetura por duket se një gjë e tillë nuk është bërë e mundur duke sjellë edhe acarimin e naftëtarëve.

Gjithashtu ata i bëjnë thirrje Ministrit të Brendshëm që të tërheqë forcat e policisë nga hyrja e rafinerisë. e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!