Eliminimi i celulitit është një proces i vështirë që kërkon kohë dhe trajtime të veçanta. Mjeku Erik Geiger, kirurg dhe mjek estetik, shpjegon për Fanpage.it se si të luftoni dhe parandaloni celulitin dhe cilat trajtime të zgjidhni për të eleminuar llojet e ndryshme të tij.
Nga aktiviteti i duhur fizik te ushqimi deri tek shmangia e përdorimit të takave të larta për një kohë të gjatë, eksperti rendit disa këshilla për të parandaluar dhe luftuar celulitin. Si ta parandaloni celulitin? Sipas tij, është thelbësore të shmangni qëndrimin për një kohë të gjatë ulur, shkruan abcnews.al.
Fatkeqësisht, shumë njerëz janë të detyruar të qëndrojnë ulur për shumë orë, por përpiquni të bëni një pushim çdo 40 minuta dhe të bëni një shëtitje të shkurtër edhe në hapësirat e vendit tuaj të punës. Ndërkohë, për ata që kanë më shumë kohë dhe mundësi për të dalë jashtë, gjëja më e përshtatshme është të ecin me ritëm të shpejtë për të paktën 30-40 minuta në ditë.
Kjo zvogëlon shumë rrezikun e celulitit. Gjithashtu, eksperti shpjegon se dhe përdorimi i takave të larta për një kohë të gjatë, mund ta përkeqësojë celulitin, prandaj është e nevojshme që t’i reduktoni sa më shumë të jetë e mundur. xh.d/abcnews.al