Pierfrancesco Favino arriti të rrëmbejë çmimin si aktori më i mirë në Festivalin e Filmit në Venecia me debutimin e tij në filmin “Padrenostro”. Së fundmi, aktori italian teksa komentoi fitoren e tij, tha se kupën ia dedikon yjeve që janë gati të bëjnë bujë në skenën e kinematografisë.
“Yjeve të rinj që ende nuk kanë lindur, historive të reja që ende nuk kanë lindur dhe që do të kenë forcën e tyre për të dërguar dritë në ekranet dhe në sytë e spektatorëve. Duhet t’i kthehemi pak ëndërruar. Kur më thirrën për të më thënë këtë , mendova se po talleshin me mua.”, tha aktori për mediat e huaja.
Kujtojmë se filmi që arriti të triumfojë në festival ishte “Nomadland”, që mori çmimin “Luani i Artë”. Filmi që flet për historinë e një vejushe që jetonte si nomade pas krizës financiare të vitit 2008, është realizuar nga regjisorja me origjinë kineze, Chloé Zhao. xh.d/abcnews.al