Ndoshta nuk e keni ditur më herët, por në astrologji nuk ekzistojnë vetëm shenjat e horoskopit, por edhe harta astrologjike.
E ftuar ditën e sotme në ABC e Mëngjesit, astrologia Esmeralda Petrela ka treguar ndryshimet me të dyjave. Sipas saj, njerëzit sapo janë njohur me këtë koncept, kanë rritur kërkesat. Megjithatë ekzistojnë edhe paragjykimet.
“Horoskopi është i përgjithshëm, janë 12 shenjat dhe arsyet janë të ndryshme në shumë vende të botës.
Ndërsa harta është më ndryshe, pasi llogaritet dhe ora që ke lindur në krahasim me dikë që ka lindur një minutë pas teje.
Harta është një parashikim. Por detajet janë të kufizuara. Japin informacion për fëmijërinë tënde, unë nuk di asgjë për ty, thjesht datën e lindjes dhe unë zbuloi shumë për ty”, u shpreh Esmeralda. l.k/abcnews.al