Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tentojnë të futen në uzinë, naftëtarët e Ballshit përplasen me policinë

schedule10:03 - 14 Shtator, 2020

schedule 10:03 - 14 Shtator, 2020

Naftëtarët e Ballshit kanë protestuar mëngjesin e sotëm para uzines.

Burime për Abc News bëjnë me dije se naftëtarët janë përplasur me policinë, pasi kanë tentuar të futen me forcë në ambientet e kësaj uzine, pasi kërkojnë pagat e prapambetura.

Ndërkohë një javë më parë autoritetet përgjegjëse u kishin premtuar se do u jepnin të gjithë pagat e prapambetura, por duket se premtimi nuk është mbajtur duke shkaktuar tensione mes policisë dhe naftëtarëve protestues.

Kompania Hallum administratore e uzinës prej 5 muajsh premtoi shlyerjen e një page brenda javës së kaluar por akoma nuk ka asnjë informacion në lidhje me këtë.

Sipas naftëtarëve uzina ka 8 muaj që ka fikur dhe pajisjet duan mirëmbajtje ndryshe rrezikohet ndonjë shpërthim. e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!