Vokshi: Grumbullime prindërish dhe nxënësish në shkolla, nuk respektohen masat anti-covid

schedule08:34 - 14 Shtator, 2020

schedule 08:34 - 14 Shtator, 2020

Ish-deputetja demokrate Albana Vokshi ka akuzuar qeverinë se nuk ka marrë masa për organizimin e ditës së parë të shkollës, për të eliminuar grumbullimet e prindërve dhe të nxënësve.

Ai thotë se realiteti është tërësisht ndryshe nga ai që prezantohet në fotot e kryeministrit Edi Rama.

“Propaganda e Kryeministrit Rama vs Realiteti në shkolla këtë fillim viti. Përkundët fotove të përzgjedhura nga Kryeministri, situata në shumë shkolla është krejt ndryshe. Kjo është shkolla Gustav Mayer në Tiranë.

Mungesë organizimi nga ana e shkollës që ka cuar në grumbullime prindërish e nxënësish… asnjë mundësi për respektim të protokollit të sigurisë së shëndetit”, shkruan Rama./m.v. abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!