Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është treguar shumë i ashpër me kryeministrin e vendit, Avdullah Hoti për marrëveshjen e nënshkruar në Uashington. Kurti ka paralajmëruar se nëse ai vjen në pushtet, mund të ketë edhe arrestime në lidhje me atë që bëri qeveria Hoti.
“Kjo qeveri përmes temës së Ujmanit që vendosi në negociata, ia hapi temën Serbisë për të diskutuar pronën e Kosovës. Në një shtet të së drejtës, persona të këtillë nuk do të kishin vend as në liri.
Po të kishte Kosova prokurorë të vërtetë, ata do të vepronin menjëherë. Shteti i së drejtës nuk do t’i durojë as në pushtet e as në liri, njerëzit e këtillë. Pikërisht rikthimi ynë në qeveri do ta mundësojë shtetin e së drejtës”, ka thënë Kurti. db/Abcnews.al