Shkolla e fshatit Sopot në Delvinë në kushte skandaloze, pa tualet dhe ujë

schedule15:15 - 13 Shtator, 2020

schedule 15:15 - 13 Shtator, 2020

Të hënë nisën viti i ri shkollor por në një situatë të jashtëzakonshme për shkak të pandemisë.

Në shkollën e fshatin Sopot të Delvinës, nuk ka asnjë kusht minimal, s’ka tualet dhe ujë. Siç duket dhe nga pamjet as shkollë s’mund të quhet thjeshtë është një ambient i vjetër me disa klasa ku mëson një numër qesharak nxënësish.

“S’ka banja e ujë. Ka 4 fëmijë dhe 4 mësues”, thotë banorja.

Salihe Meto një banore autoktone na tregon se fëmijët siç i quan mbesat e nipërit e vetë i kanë dërguar për tu shkolluar në Delvinë.

“I kemi dërguar në Delvinë se bëjnë e kurse. Këtu s’ka konkurrencë”, thotë ajo.

Banorët e paktë që kanë mbetur përballen me shumë probleme.

“S’ka ujë mbushim me makina. Njëherë në 2 javë kemi”, thotë banorja.

Një problem që u ndeshëm e që na detyroi të lëmë makinën në Delvinë është kjo rrugë e shkatërruar.

Banorët ecin mbi kuaj për të shkuar për ndonjë punë ne qytet dhe nuk besojnë se gjendja do ndryshojë.

Fshati Sopot që ndodhet vetëm 12 km larg nga Delvina nga të vjetërit njihet me emrin Varfanj.

Banorët janë kryesisht me origjinë çame dhe emrin Varfanj e vendosën në 1928 kur mbërritën në këtë zonën të Delvinës në kujtim të fshatit Varfanj të Gumenicës ku kishin jetuar më parë./abcnews.al