Meghan Markle tregon “aksesorin” që s’duhet t’i mungojë kurrë një gruaje

schedule15:25 - 13 Shtator, 2020

schedule 15:25 - 13 Shtator, 2020

Meghan Markle është padyshim një ndër personazhet më të dashur për publikun, dhe shpeshherë ka tërhequr vëmendjen me këshillat e saj. Në një video live me organizatën “Smart Works”, me të cilën bashkëpunoi një vit më parë për të krijuar veshje për gratë që u bashkuan përsëri forcës së punës, Meghan zbuloi “aksesorin” që çdo grua duhet të ketë patjetër.

Nuk bëhet fjalë për bizhuteri, një çantë dore apo një shall, por sipas Meghan “aksesori më i mirë që mund të vishni është besimi.”  “Thjeshtë besimi, është ajo që ndërtohet brenda, kjo është pjesa me të cilën dilni nga ajo dhomë dhe hyni në intervistë gjë që do t’ju çojë në nivelin tjetër të suksesit. Dhe kjo është ajo që unë dua kaq shumë për organizatën”, u shpreh Markle.

Që kur u tërhoq nga Familja Mbretërore në fund të Marsit, Meghan ka bërë vazhdimisht fushatë për fuqizimin e grave. Në Gusht, Markle intervistoi aktivisten Gloria Steinem për rëndësinë e votës së grave amerikane. Nëse nuk votoni nuk ekzistoni. Është i vetmi vend ku të gjithë jemi të barabartë: në kabinën e votimit. ”, tha Steinem. xh.d/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!