Mozzik flet për këngën dedikuar së bijës, si e priti Loredana

schedule14:52 - 13 Shtator, 2020

schedule 14:52 - 13 Shtator, 2020

Një ndër këngët më të veçanta të albumit të Mozzik, është ajo dedikuar vajzës së tij, Hana. Kënga është pëlqyer shumë nga publiku, dhe numëron miliona klikime në Youtube. Ndërkohë, së fundmi reperi ka folur për herë të parë mbi këtë projekt. Në një intervistë, reperi ka treguar se si e ka pritur Loredana këngën dedikuar vajzës së tyre.

Autori i hitit “Madonna” tha se kënga është punuar kur dyshja ishin ende bashkë, dhe se është një ndër të preferuarat e saj.“Kënga është punuar kur ka qenë edhe ajo pjesë e jetës time, edhe pse është nëna e vajzës time, këngën e kam punuar kur kam qenë bashkë me të në studio, e kemi punuar bashkë, madje edhe ajo e do shumë këtë këngë”, tha reperi.

Pyetjes nëse do të ka patur diçka që do ta ndryshonte mbi këtë projekt, duke qenë se dhe dyshja i ka dhënë fund marrëdhënies së tyre, Mozzik tha: Jo me ndryshuar asgjë, gjithçka ka shkuar siç kam dashur unë.” Ndërkohë, i pyetur nëse ka patur ndonjë projekt nga albumi që ka qenë dedikim, Mozzik tha:

“Nuk mund të them së është dedikim, por secila këngë është pjesë e një kapitulli të jetës time. Nuk ka asnjë këngë deri më sot që e kam bërë për dikë tjetër, përpos për veten dhe për jetën time.” xh.d/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!