E ardhmja e Elseid Hysajt do të vendoset së shpejti. Një ditë më parë ka pasur një takim mes menaxherit të shkodranit, Mario Giuffredi, dhe drejtorit sportiv të Napolit, Cristiano Giuntoli.
Palët kishin ngecur në një pikë, ndoshta më e rëndësishmja: te paga. Napoli ofronte 2.2 milion euro në sezon për kapitenin e kombëtares shqiptare, kurse nga ana tjetër Giuffredi kërkonte 2.8 milion euro për Hysajn, sikurse shkruan Tuttosport.
Palët e kanë gjetur një të mesme dhe Hysaj është shumë pranë marrëveshjes me Napolin, që do të largojë në huazim francezi Kevin Malcuit. Sigurisht në momentin që me shkodranin të firmoset kontratë e re. /abcnews.al