Covid-19: Louis Vuitton krijon mburojën luksoze të fytyrës

schedule11:36 - 13 Shtator, 2020

schedule 11:36 - 13 Shtator, 2020

Situata e krijuar nga Covid-19 në mbarën botën vijon të mbetet shqetësuese dhe njerëzit janë të detyruar të mbajnë maska për të shmangur infektimin dhe përhapjen e virusit. Gjatë kësaj periudhe, marka të njohura të modës kanë krijuar maska të ndryshme dhe tashmë Louis Vuitton po hedh një hap më tej, duke krijuar një mburojë mbrojtëse luksoze, sipas CNN.

Mburoja për fytyrën është projektuar të jetë mbrojtëse por njëkohësisht elegante, e cila gjithashtu do të përmbajë dhe emrin e gdhendur të shtëpisë së modës. Megjithëse çmimi nuk është njoftuar ende, thuhet se mburoja mund  të arrijë vlerën prej 1 mijë dollarësh.

Mburoja pritet të dalë në treg duke filluar nga 30 Tetori dhe do të jetë e disponueshme në dyqanet e përzgjedhura nga marka franceze. Kujtojmë që në Prill, kompania iu bashkua përpjekjeve për të krijuar mbrojtëse personale në ndihmë të personelit të kujdesit shëndetësor që ndodhen në frontin e parë të luftës kundër Covid-19. xh.d/abcnews.al