Gjykata e Tiranës ka shtyrë seancën për Meard Berberin, Anterio Kaloshin dhe Ervin Kalanë, të arrestuar për ngjarjen në Tushemisht.
Gazetarja Glidona Daci raporton për abcnews.al se shtyrja u bë shkak të mos paraqitjes së prokurorëve nga organi i akuzës neë kryeqytet. Seanca e radhës u la për në datë 18 shtator.
Tre te dyshuarit u arrestuan në kryeqytet, më 13 gusht. Çështja erdhi në Gjykatën Penale te Tiranës për shkak së gjykata e Pogradecit shpalli moskopetences territoriale.
Prokuroria e Pogradecit gjatë seancës për caktim te masës së sigurisë i akuzonte të tre personat e dyshuar vetëm për arsenalin e armëve që u gjet në momentin e arrestimit të tyre.
Sulmi me armë ka ndodhur në hotel “Voloreka”, ku shenjestër e atentatit ka qenë djali i pronarit. Në lidhje me këtë ngjarje policia ka bërë me dije se kanë rënë në pranga 7 persona.
Kaloshi u arrestua pak ditë më parë, pasi dyshohet të jetë ekzekutori i ngjarjes së rëndë që tronditi Tushemishtin, ku u qëllua me rreth 10 plumba drejt hotelit me turistë. g.v/abcnews.al