Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Bashkëshortja festoi ditëlindjen, Vig Poppa i bën dedikimin e ëmbël: Kam gjetur bekimin e jetës!

schedule08:43 - 13 Shtator, 2020

schedule 08:43 - 13 Shtator, 2020

Vig Poppa është padyshim një ndër reperët më të suksesshëm të estradës shqiptare. Pak muaj më parë, reperi bëri me dije se do të bëhet baba për herë të dytë. Teksa publikoi në rrjete sociale një foto të bashkëshortes, shkroi: “Së shpejti…Papi 2.0”.

Ndërkohë së fundmi, partnerja e tij festoi ditëlindjen, ndërsa reperi bëri një dedikim mjaft të ëmbël për të. Teksa ka ndarë me ndjekësit disa momente të veçanta krah familjes së tij, Poppa shkruan se ndihet krenar që ajo është pjesë e jetës së tij.

Ai që ka një grua të mirë, ka gjetur një bekim për jetën. Kam gjetur gruan më të mirë….Urime ditëlindjen zemra ime. Të dua.”, ka shkruar Vig Poppa krahas postimit. Kujtojmë që pak vite më parë, reperi u bë baba i një djali.

Ndërkohë, përsa i përket muzikës reperi ka qenë mjaft aktiv me projekte. Projekti më i fundit mban titullin “Ye Ye Ye”, një këngë që e bëri bashkë me Kevin Edmond dhe që u prit mjaft mirë nga publiku. xh.d/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!