Është zhbllokuar shumë shpejt takimi mes Leeds United dhe Liverpool, me të kuqtë e Jurgen Klopp që kanë shënuar të parët. Ka qenë Mohamed Salah ai që shënoi golin e parë të këtij sezoni në Premier League për kampionët në fuqi.
Ylli egjiptian është ai që fiton një penallti, me gjuajtjen e tij që përplaset në dorën e kundërshtarit. Më pas, në minutën e katërt të sfidës, tregohet i saktë nga pika e bardhë, duke goditur në qendër./ABCNEWS.AL