Fatet e Kategorisë Superiore, Kokëdhima: Ka kaluar çdo limit, e kemi ndarë mendjen

schedule13:12 - 12 Shtator, 2020

schedule 13:12 - 12 Shtator, 2020

Koço Kokëdhima, presidenti i Apolonisë, pas mbledhjes së bërë nga Liga Profesioniste e Futbollit, ka folur për mediat dhe ka bërë me dije qëndrimin e klubeve elitare në vend. “Sot presidentët e klubeve të Kategorisë Superiore vendosën në unanimitet të plotë që nuk do të rikthehen më në fushat e blerta, nuk do ta rinisin më kampionatin, deri në përmbushjen e kërkesave që i kemi parashtruar qeverisë.

Ne nuk presim premtime, presim thjeshtë përmbushjen e kërkesave tona. Ato janë minimaliste, janë kërkesa që janë plotësuar në çdo vend të rajonit dhe botës. Nuk kërkojmë asgjë që nuk e ka tërë dynjaja. Kërkojmë ato që i kanë të gjithë”.

Kjo vuajtje një ditë do të marrë fund. Lufta e drejt gjithmonë rezultate. Është tejkaluar çdo limit në Shqipëri, nuk mund të vazhdojë më kjo situatë. Palët duhet të marrin përgjegjësitë, qeveria duhet të marrë përgjegjësitë e veta, shteti të vetat, shoqëria të vetat, klubet të vetat, FSHF të vetat e kështu me radhë. Nuk mund të jetë bota e futbollit ashtu siç është rinia e vendit tonë, të braktisura nga qeveria dhe qeveritë e këtij vendi.

 

Ne ju përgjigjëm pozitivisht kërkesës për bisedime që ka lançuar qeveria gjatë kësaj jave. Ne zgjodhëm sot delegacionin për të biseduar me qeverinë dhe përbëhet nga Refik Halili, Gaz Demi dhe Koço Kokëdhima. Mirëpresim angazhimin e Fidel Yllit dhe kemi respekt për përpjekjet e tij për ta përmirësuar legjislacionin sportiv të Shqipërisë.

Duke besuar se ai është në krahun e futbollit, kemi ngarkuar sot Sekretarin e Ligës, Dritan Kadia, që të bisedoje me zotin Ylli. Delegacioni zyrtar pret të bisedoje me qeverinë dhe kryeministrin, që kanë aftësitë për të përmbushur kërkesat tona, por kanë edhe detyrimin t’i përmbahen premtimeve të 18-19 muajve të shkuara.

Ne kemi vetëm katër kërkesa dhe presim që ato të plotësohen. Është e pamundur që kjo garë të vazhdojë, nëse këto kërkesa nuk plotësohen. Deri më datë 19 agjenda jonë është e përcaktuar. Besoj që radha tjetër kur do të mblidhet tryeza jonë për të përshkallëzuar qëndrimet tona, është pas datës 21”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!